Afganistani kërcënon sot të kthehet në një strukturë në të cilën fiset, grupet, popujt dhe komunitetet fetare rivale po përgjojnë dhe luftojnë njëri-tjetrin. Bota ka një "shtet të dështuar" më shumë, thotë analisti Miodrag Soric. Humbja e Perëndimit nuk mund të fshihet. Sigurisht një pikë kthese në histori: tani për tani, Perëndimi nuk do të jetë më i gatshëm për t'u përfshirë në aventura të reja të këtij lloji, vazhdon ai.