Takimi tre orësh mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka prodhur marrëveshje për formimin e institucioneve. Kryetari i partisë fituese, Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se takimet do të vazhdojnë. Seanca konstituive e kuvendit do të mbahet më 6 gusht, e sipas Kurtit do të vazhdohet tutje edhe në mungesë të një marrëveshjeje. Kryeministri në detyrë ka thënë se nuk ka një emër të përveçëm për president e nëse nuk arrihet marrëveshje vendin rrezikon të shkojë në zgjedhje. Kryetari i LDK-së në anën tjetër tha se nuk pranon një marrëveshje ku partia e tij nuk është e përfaqësuar. Në rast se dy muaj pas konstituimit të kuvendit, nuk zgjedhet presidenti i ri, bazuar në kushtetutë, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.