Top Channel/ S`ka më paqe në Europë: Pas Gjermanisë, edhe Franca rikthen shërbimin ushtarak!
28/11/2025 10:32

Pas Gjermanisë, edhe Franca po i hap rrugën rikthimit të shërbimit ushtarak vullnetar për 18 dhe 19-vjeçarët, lëvizje kjo që shihet si shenjë e ndryshimeve të mëdha nëpër Europën, mes sfidave të shtuara të sigurisë për kontinentin e vjetër. "Franca nuk mund të qëndrojë duarkryq", deklari presidenti Emmanuel Macron, ndërsa njoftoi se nisma hyn në fuqi nga mesi i vitit 2026. Ky plan i yni është frymëzuar nga praktikat e partnerëve tanë evropianë...në përgjigje të një kërcënimi që rëndon mbi të gjithë. Është një përpjekje e rëndësishme dhe e nevojshme. Ky veprim është pjesë e një ndryshimi të gjerë në të gjithë Europën, ku anëtarët e NATO-s që kanë gëzuar prej kohësh dekada paqeje janë të shqetësuar për ndryshimin e prioriteteve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe qëndrimin agresiv të Rusisë. Skema vullnetare do të jetë e hapur për 18 dhe 19-vjeçarë, të cilët do të paguhen. Shërbimi vullnetar do të zgjasë 10 muaj. Kostot do të jenë rreth 2 miliardë euro. Në vitin 2026 në skemën e shërbimit vullnetar pritet të marrin pjesë 3,000 vetë. Deri në vitin 2030 shpresohet që të dalin deri në 10,000. Rekrutët do të shërbejnë vetëm në tokën franceze.Pas kësaj periudhe pjesëmarrësit mund të integrohen në jetën civile, të bëhen rezervistë ose të qëndrojnë në ushtri. Sipas Macron, deri në vitin 2030 Franca synon të rrisë numrin e rezervistëve në 80,000 vetë. Më herët, edhe ministri i Mbrojtjes i Belgjikës u dërgoi letra këtë muaj 17-vjeçarëve duke i nxitur ata të marrin vitin e ardhshëm në konsideratë shërbimin ushtarak, duke synuar të zgjedhë 500 kandidatë të moshës 18 deri në 25 vjeç për një program që fillon në shtator.

Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35