Top Channel/ ”S`ka mbaruar akoma..”, saga e vizave të Kosovës mbyllet në prill!
12/01/2023 18:29

Vota pro e Komitetit të Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme dëshmoi qartë se tashmë procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën po ecën në rrugën e duhur, por ai ende nuk është mbyllur plotësisht. Marrëveshja e arritur mes Parlamentit Europian, Këshillit dhe Presidencës së BE-së, tashmë do të shkojë për votim në Parlamentin Europian. Ky institucion tregoi datat se kur mund të ndodhë votimi. “Dosja tani do të shkojë në seancë plenare dhe vlerësimi aktual është se ajo do të jetë në seancën e dytë plenare të marsit ose të parën e prillit. Në faqen zyrtare të PE-së, seanca e dytë plenare planifikohet të mbahet në 29 dhe 30 mars, ndërsa ajo e prillit do të mbahet në 17 deri në 20.Në votimin e sotëm të Komitetit të PE-së, 48 eurodeputetë votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenime. Deputeti socialist nga Holanda, Thijs Reuten, i caktuar raportues për çështjen e vizave për Kosovën, pati deklaruar se PE-ja planifikon të lëxivë shpejt me këtë cështje, të cilën e konsideron e konsideron të vonuar. Në shtator të 2018-ës, Parlamenti Europian pati votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërsa zvarritjen e këtij procesi e pati konsideruar si të padrejtë për qytetarët e saj. Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB