Tirana ka mirëpritur konferencën rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët: transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u shpreh se BE-ja e ka ndihmuar vendin tonë dhe është treguar bujare ndaj kërkesave të Shqipërisë, duke shtuar se me Bashkimin Europian ‘nuk ka makthe gjatë natës’.