Lufta kundër Hamasit është në "pikën e saj më të lartë dhe do të vazhdojë për muaj të tërë", deklaroi kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu. Teksa ai bënte parashikimin e zymtë, bombat në Gaza vazhdonin, pavarësisht afrimit të ndërrimit të viteve, që kremtohet në të gjithë pjesën tjetër të botës.