Edhe pse Ukraina nuk e pretendon hapur përfshirjen ruse në rrëzimin e helikopterit pranë Kievit që i kushtoi jetën 14 personave, përfshirë ministrin e brendshem, presidenti Volodimir Zelensky u shpreh se “nuk ka aksidente në kohë lufte”. Zelensky i tha Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, se tragjedia ka qenë pasojë e konfliktit.