Top Channel/ “S’je burrë, por kur*ë, hajde më hidh prapë”, Xhovana Nikolli kërcënon Nuredin Dumanin
17/07/2024 19:41

Xhovana Nikolli ka reaguar në rrjete sociale, pasi iu vu tritol në derën e banesës. E reja e cila është tepër aktive në rrjetet sociale, akuzon të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol. Xhovana në postimin e fundit shprehet se nuk është një femër që dorëzohet lehtë dhe se me këtë veprim Nuredini ka marrë në qafë njerëz të gabuar, duke mos kursyer dhe ofendimet. Apartamenti është marrë me qira para dy vitesh nga Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit. Në këtë banesë, para dy javësh është bashkuar dhe e motra e saj Xhovana Nikolli. Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij. Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit. Ndërkohë që dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd. Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedent penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla. Mban dhe emrin Nik Vojaçek. Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës. Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16