Rrëshqitja e dheut nga kodra e Currilave në Durrës ka krijuar situatë emergjence për banorët e një pallati, të cilët janë evakuuar nga godina në orët e para të mëngjesit të sotëm. Situata paraqitet kritike prej vitesh, ndërkohë që shirat e rënë të mërkurën e të enjten, si dhe ndërhyrjet në kodër kanë favorizuar kthimin e rrëshqitjes së dherave nga kodra.