Nga fundi i dhjetorit dhe në ditët e para të janarit, situata epidemiologjike ka nisur të rëndohet në të gjithë vendin. Raportohet mbi 11 mijë raste më infeksione respiratorë në javë por numri i të prekurve është edhe më i lartë pasi shumë persona nuk shkojnë të vizitohen te mjeku.