Situata në Greqi vijon të mbetet e rëndë, teksa dhjetëra vatra të mëdha zjarresh vijojnë të mbeten aktive duke detyruar mijëra persona të evakuohen. Rodosi, një nga zonat më të rëndësishme turistike, po përballet me situatën apokaliptike me zjarre tashmë të pakontrollueshme nga ekipet e zjarrfikësve, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.