Greqia po përjeton sërish situatë të vështirë me zjarret edhe këtë verë. Linjat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën me energji po rrezikohen nga zjarret që kanë pushtuar vendin. Qindra hektarë pyje janë nën pushtimin e flakëve, ndërsa zjarret po i afrohen edhe zonave të banuara. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset të cilat e kanë të vështirë shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë dhe flakëve. Vitin e kaluar Greqia shënoi zjarret më të rënda që nga viti 2006.