Qarku Korçë vijon të monitorohet pas reshjeve të natës, ku situata paraqitet përgjithësisht e qetë, me disa problematika të izoluara. Në bashkinë e Korçës raportohet për prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll (NjA Bulgarec). Rruga për në fshatin Denas (NjA Lekas) është bërë e pakalueshme nga prurjet e përroit; strukturat përgjegjëse kanë marrë masa për ndërhyrje. Në bashkitë Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec nuk raportohet asnjë situatë emergjente.