Veriu i Kosovës vijon të jetë ende i bllokuar, pasi barrikadat ndodhen ende në Rudarë. Veç barrikadave, është vendosur edhe shirit “Mos kalo!” Serbët vijojnë të protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.