Qarkullimi vijon normalisht në Theth për të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën atje. ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.