Kryetari i bashkisë Mirditë ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë përfshirë zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë. Ai thotë se kjo është një nga situatat më të rrezikshme që kanë pasur ndonjëherë nga zjarret. ‘Të gjithë po punojnë për të shuar flakët, helikopterë ka gjithashtu në këto operacione dhe shpresojmë që të neutralizojmë flakët’, thotë Albert Melyshi. ‘Nuk kemi dëmtime në banesa, situata është e vështirë, por me ndihmën e zjarrfikësve shpresojmë të normalizojmë situatën’, thotë Mëlyshi.