Bashkia Pukë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, për shkak të situatës kritike të krijuar nga përhapja e një zjarri masiv dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve. Procesi i evakuimit do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.