Situata e zjarreve në Mat vijon të mbetet problematike, ndërsa gjatë ditës së sotme është bërë evakuimi i një familjeje, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve. Zjarri ka përfshirë edhe tre banesa të pabanueshme në fshatrat Lundër, Madhesh dhe Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz, pjesë e Bashkisë Mat. Ndërkohë, rrezik paraqitet edhe për dy stane bagëtish gjedhe. Sipas informacioneve nga terreni, pronarët e tyre nuk kanë pranuar të largohen, pavarësisht situatës së krijuar.