Top Channel/ “Situata globale e paqëndrueshme”, paralajmëron sekretari i OKB: S’vazhdohet kështu
24/09/2024 21:25

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”, ku një numër në rritje i shteteve besojnë se mund të kalojnë pa u ndëshkuar. “Nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai gjatë debatit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku po marrin pjesë presidentë, kryeministra, monarkë dhe udhëheqës të tjerë. Duke përmendur thellimin e ndarjeve gjeopolitike, luftërat, ndryshimet klimatike e armët bërthamore, ai tha njerëzimi “po shkon drejt të paimagjinueshmes – një fuçi baruti që rrezikon ta përfshijë botën”. Por, tha ai, “sfidat që ne përballemi mund të zgjidhen” nëse komuniteti ndërkombëtarë përballet me rreziqet e paqëndrueshmërisë, pabarazisë, padrejtësisë dhe mosndëshkimit, që tha se minojnë ligjin ndërkombëtar dhe parimet themeltare të OKB-së. Nisja e takimeve të udhëheqësve botërorë në OKB po ndodh në kohën kur në botë janë rritur ndarjet, po zhvillohen luftëra në Gazë, Ukrainë e Sudan, dhe ka rrezik edhe për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme Në fjalim, ai paralajmëroi se Libani, ku Izraeli ditëve të fundit ka kryer sulme vdekjeprurëse ajrore, nuk duhet “të shndërrohet në një Gazë të re”. Ndërkaq, Guterres gjatë një fjalimi në “Samitin e të ardhmes” të mbajtur të dielën, tha se konfliktet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Sudan, por edhe sistemi i sigurisë globale po “kërcënohen nga ndarjet gjeopolitike dhe zhvillimet e armëve të reja”. Në punimet vjetore të OKB-së, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, që me gjasë do të jetë pjesëmarrja e madhe e tij e fundit në skenën botërore. Ambasadorja amerikane në OKB u tha gazetarëve javën e kaluar se në punimet e OKB-së, SHBA-ja do të fokusohet në dhënien fund të luftërave në botë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20