Vatra e zjarrit mbetet aktive në zonën e Rubikut në Katund të Vjetër, ku janë evakuuar 4 familje. Aty ndodhet një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve nga ajri si dhe forcat zjarrfikëse. Një banor i zonës ka folur për rrezikun që i kanoset nga flakët dhe për tymin që po përhapet me shpejtësi.