Shirat e dendur në Durrës kanë sjellë përmbytje, ndërsa në terren kanë dalë autoritetet për inspektimin e situatës. Kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako dhe perfekti i Qarkut Emiljan Jani zhvilluan një inspektim në terren në fshatin Vadardhë, të njësisë administrative Sukth në lumin Erzen.