Në Gjirokastër rastet e të prekurve prej të dy tipeve të gripit stinor A dhe B kanë qenë në rritje përgjatë gjithë fillimit të vitit. Më së shumti virozat janë shfaqur tek fëmijët duke bërë që reparti i pediatrisë të vijojë të jetë i mbingarkuar këto ditë. Edhe shkollat e kopshtet raportojnë frekuentim të ulët të fëmijëve për shkak të virozave agresive që marrin gati një javë kohë rikuperimi.