Një situatë alarmante është krijuar në Bulqizë, ku një vatër zjarri ka përfshirë pyjet e Qafë Helmesit, në fshatin Koçaj, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë. Flakët po përhapen në zonë, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në terren ndodhen punonjës të emergjencës, të cilët po punojnë për përballimin e situatës, ndërsa në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe banorë të zonës.