Situata e zjarrit në zonën e Gojanit në Gjegjan të Pukës vijon të përkeqësohet. Flakët kanë avancuar ndjeshëm dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke rritur rrezikun për zonat e banuara. Dhjetëra forca janë angazhuar në terren për përballimin e situatës dhe për të frenuar përhapjen e flakëve. Megjithatë, deri në këto momente ndërhyrja nga ajri ende nuk ka nisur, ndërsa terreni i vështirë dhe përmasat e vatrave e bëjnë ndërhyrjen tokësore shumë të vështirë. Zjarri po i afrohet kurorës së fshatrave dhe ekziston rreziku që Gojani i Vogël dhe Gojani i Madh të përfshihen nga flakët.