657 turistë mbërritën mëngjesin e sotëm në Durrës me kroçerën “Sirena”, e ndalur për herë të tretë në Durrës gjatë këtij viti. Anija turistike vjen në portin e Durrësit pas ndalesës së fundit në Dubrovnik të Kroacisë. Sipas të dhënave të agjencisë turistike, turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane. “Sirena” është një ndër anijet turistike që tashmë Shqipërinë e ka pjesë të intinerait të saj të përvitshëm.