Top Channel/ Sirena alarmi teksa njerëzit futen në strehime në Kiev
26/02/2022 22:15

Rezidentë në Kiev vraponin sot për të hyrë në strehime të mbrojtura, teksa sirenat e alarmit ajror dëgjoheshin në qytet. Zhvillimi vjen teksa trupat ruse urdhëruan avancimin nga të gjitha drejtimet në Ukrainë, shkruan rrjeti AFP. Moska raportohet se ka goditur me raketa objektivat strategjike dhe ka nisur zgjerimin e sulmit ushtarak pasi Kievi ka refuzuar oferten e bisedimeve. Por në ditën e tretë të pushtimit rus, presidenti Volodimir Zelensky është zotuar se vendi i tij nuk i dorëzohet Kremlinit. Zelensky foli në një video mesazh me veshje ushtarake, për të shprehur vendosmërinë e tij. "Unë jam këtu, nuk do të hedhim armët, do të mbrojmë vendin tonë”, tha ai, duke shtuar më vonë se ishte neutralizuar një plan i Rusisë për ta larguar nga posti. Rusia ka nisur një sulm ndaj Ukraines për të cilin OKB thotë se ka zhvendosur deri tani 116,000 njerëz drejt vendeve fqinje. Dhjetra mijëra të tjerë besohet se janë zhvendosur brenda Ukrainës drejt zonave perëndimore më pak të prekura nga luftimet.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30