Në një proces divorci në Shqipëri, fëmijët janë viktimat e vërteta të konfliktit. Në shumicën e rasteve prindërit i përdorin fëmijët për egoizmin e tyre duke shkaktuar tek të vegjlit atë që njihet si Sindroma e Alienimit Prindëror, që vjen nga fjala “Alien” apo “i huaj”. Prej 20 vitesh si psikologe gjykate dhe eksperte në çështjet e divorcit Valbona Treska, thotë se keqtrajtimi që iu bëhet fëmijëve është vepër penale që dënohet nga 3 muaj deri në 2 vjet burg.