Policia e Tiranës ka vënë nën pranga një 31-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Bëhet fjalë për shtetasin F.B., i cili pasi siguronte lëndën narkotike në qytetin e Durrësit, e ndante në porcoione të vogla dhe më pas e shiste në Tiranë, në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Mine Peza” dhe në afërsi të Zogut të Zi, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.