Tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019 me epiqendër në Durrës, që shkaktoi 51 të vdekur dhe 3000 të plagosur, dhe dëmet e shkaktuara u vlerësuan 1.1 miliardë euro, po forcon përditë e më shumë zërat për sigurimin nga katastrofat. Në konferencën e fundit për tregun e sigurimeve, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete tha se vlerësohet i domosdoshëm përcaktimi i mekanizmave të mbrojtjes dhe transferimit të rrezikut: :Ndaj me mbështetjen e Bankës Botërore po shqyrtojmë opsionet më të mira për zhvillimin e një program kombëtar për sigurimin dhe tërmetet”.