Top Channel/ Sigurimi i pronës, rritet dyfish. Tërmeti nxiti shqiptarët të sigurojnë shtëpitë
15/04/2021 15:21

“Tërmeti i 26 nëntorit ka sensibilizuar qytetarët shqiptarë që të sigurojnë pronat e tyre. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëjnë me dije se gjatë dymujorit të parë të 2021 portofoli i sigurimeve ndaj Zjarrit dhe Forcave të Natyrës është dyfishuar.” Në Shqipëri ligji nuk i detyron qytetarët që të sigurojnë pronat e tyre edhe pse kompanitë kanë bërë thirrje ndaj parlamentit që kjo të ndryshohet. Në këtë mënyrë kjo rritje vullnetare e të dhënave, që vazhdon prej vitit 2019, tregon se qytetarët shqiptarë kanë filluar të kenë frikën e pasurive të patundshme që lihen të pambrojtura. Nga të dhënat që AMF tregon në raportin e saj për muajin janar dhe shkurt shihet qartë se sektori i sigurimeve që nuk janë jetësore, pra për pronat është rritur me 72.9%, ndërsa ato kundër Zjarrit dhe Forcave të Natyrës me 106.4%, duke mbajtur kështu edhe peshën më të madhe në rritjen totale të sigurimeve në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar. Në Shqipëri, sigurimet mbeten ende një tabu dhe deri më tani ato për mjetet motorike janë të vetmet që paguhen në masë nga qytetarët siç tregojnë dhe të dhënat, ndërsa tërmeti dhe fatkeqësitë e tjera natyrore mbulojnë vetëm 25% të totalit. Pas dy tërmeteve që goditën vendin në 2019-ën shumë qytetarë që ishin të siguruar morën dëmshpërblimet, falë edhe gatishmërisë së kompanive të sigurimit që nxorën në terren të gjithë inxhinierët dhe ekspertët e tyre për vlerësimin e dëmeve. Më shumë se 6 mijë raste u paguan për shkak të kontratave të lidhura të sigurimit. Nëse qeveria nuk do të shpallte skemën e Rindërtimit shumica e qytetarëve me prona të pasiguruara do të mbeteshin në mes të rrugës pa asnjë opsion tjetër, gjë e cila ndikoi në ndërgjegjësimin e tyre.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48