Në kulmin e sezonit turistik, siguria ushqimore do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës së inspektorateve. Ishte kjo porosia që Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula u la sot drejtuesve dhe inspektorëve të institucioneve të inspektimit në qarkun e Fierit, duke theksuar se ky qark është një nga më të rëndësishmit në vend për prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij.