Drejtuesi i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka theksuar sërish rëndësinë e sigurisë ushqimore në kuadër të masave të ndërmarra për sezonin turistik në qarkun e Dibrës. Sipas tij, me rritjen e numrit të vizitorëve gjatë periudhës verore, kontrollet në subjektet që tregtojnë e përpunojnë produkte ushqimore do të intensifikohen, me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë për banorët dhe turistët.