Top Channel/ Siguria e Trump nën akuzë/ Të shtënat me armë në darkën e shtypit, autori u tall 10…
27/04/2026 20:03

Të shtënat në mbrwmjen “gala” me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë kanë ngjallur shumë pyetje në lidhje me sigurinë, se si një person i armatosur deri nw dhwmbw arriti t'i afrohej vendit ku ishin mbledhur Donald Trump dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të administratës. Pak para të shtënave në hotelin Washington Hilton autori i dyshuar, Cole Tomas Allen, 31 vjeç, tallej me mungesën "e çmendur" të sigurisë në darkën e Uashingtonit në një mesazh që thuhet se iu dërgua familjes së tij 10 minuta para se të fillonte sulmi. “Hyr brenda me disa armë dhe asnjë person atje nuk e merr në konsideratë mundësinë që unë përbëj kërcënim”, thotë i dyshuari në mesazhin që i kishte dërguar familjes dhe që është siguruar për herë të parë nga “New York Post”. 31-vjeçari i arrestuar nuk e ka fshehur asnjëherë antipatinë ndaj Trump dhe administratës së tij. Allen, një i diplomuar në inxhinieri elektronike, tha se “ky nivel paaftësie është i çmendur dhe shpresoj sinqerisht se do të korrigjohet deri në kohën kur ky vend të ketë përsëri një lidership vërtet kompetent”, kishte shkruar ai. Ndwrkaq, Mike Lawler, një kongresmen republikan nga Nju Jorku, i cili ishte në darkë deklaroi se “Duhet të ketë ndryshime të mëdha, pasi Ky i çmendur mund të kishte hyrë në çdo ngjarje tjetër para darkës dhe të kishte shkaktuar viktima masive.” Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, konfirmoi se forcat e rendit besojnë se i dyshuari po synonte zyrtarët e administratës “me shumë mundësi duke përfshirë edhe presidentin” bazuar në një vlerësim paraprak.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52