Top Channel/ Siguria e rajonit, Peleshi në SHBA: Kosova të anëtarësohet në NATO
04/02/2026 20:12

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ngriti shqetësimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë, në Kongresin Amerikan, Peleshi e cilësoi rajonin një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja. “Ballkani Perëndimor mbetet i ndjeshëm në aspektin gjeopolitik, i ekspozuar ndaj përpjekjeve të huaja për të minuar stabilitetin, për të dobësuar institucionet demokratike dhe për të shkatërruar besimin te rruga Euro-Atlantike. Ky realitet kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe qartësi strategjike. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shprehet ai. “Siguria ka kosto dhe përgjegjësia duhet ndarë”! Me këtë mesazh, Kryeparlamentari Peleshi kujtoi vendimin e Samitit të NATO-s në Hagë për rritjen e investimeve në mbrojtje, duke theksuar se edhe Shqipëria po e ndërmerr një hap të tillë. “Këtë vit ne po investojmë 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, me një trajektore të qëndrueshme në rritje në vitet e ardhshme, për të përmbushur udhëzimet e dakordësuara”, thotë më tej. Në Forumin, ku merrnin pjesë senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë dhe personalitete të larta ushtarake amerikane, Peleshi nënvizoi se partneriteti Shqipëri-SHBA është strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03
Top Channel/ “Tubimi paqësor mbrohet nga Kushtetuta”, Bozdo: Merrni parasysh dëmet ndaj të rinjve
26/11 14:57
Top Channel/ Pas takimit me Bylykbashin dhe Gjiknurin, ekspertët e Venecias ndjekin seancën plenare
26/11 14:04
Top Channel/‘Ju po e digjni çdo ditë Vendin’, Tabaku shpërthen në Kuvend: Policia la qëllimisht…
26/11 14:00
Top Channel/ Projektligji për tubimet/ Ministri Demo në Kuvend: E pafalshme që nuk dënohet dhuna…
26/11 13:53
Top Channel/ ‘Gjuha e Urrejtjes në Kuvend është bërë normalitet’, Braçe: Prezantova ndryshimet…
26/11 13:46
Top Channel/ ‘Jap dorëheqjen nëse kam një shtëpi 500m2’,Balla-Shehajt:I dhe Lulit 500 mijë euro…
26/11 13:45
Top Channel/ Ndarja nga jeta e Ylli Ziçishtit, Taulant Balla propozon një minutë heshtje në Kuvend
26/11 13:02
Top Channel/ ‘Siguri portuale, pa porte’/ Berisha: Padrino dhe Alabari i 1001 netëve i ka marrë…
26/11 13:01
Top Channel/ U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, ky është vendi i ri i Spiropalit në Kuvend
26/11 12:42