Ministri i Jashtëm i Iranit ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e Arabisë Saudite dhe Omanit, ku në qendër të diskutimeve ishte siguria në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, gjatë bisedimeve u diskutuan zhvillimet më të fundit rajonale dhe u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit diplomatik me qëllim stabilizimin e situatës në rajon