Top Channel/ Siç nuk e keni parë Ramën! Kryeministri këndon në fushatë bashkë me Noizyn
08/05/2025 20:17

Teksa shprehu ambicien për të marrë mbi 80 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e vlonjatëve për të thyer rekord ne Vlorë e për të pasur më shumë se 8 deputetë nga ky qark në parlamentit e katër viteve të ardhshme. Në takimin përmbyllës në këtë qark, Rama premtoi se do të vijojë me transformimin e Vlorës. “Në katër vitet që vijnë, do të bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura”, tha ai. “Çdo vlonjat duhet të dalë nga shtëpia në 11 maj dhe të votojë. Duhet të dalë nga shtëpia se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime që i janë bërë Vlorës dhe tërë këtë nam që i ka dalë Vlorës, e me tërë atë xhelozi që është krijuar për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e ca mandate e Vlora të mbetet prapë te 8. Por, vlonjatët i dinë më mirë vetë dhe nuk këmbëngul t’u them se e di unë më mirë. Ama dua t’i siguroj të tërë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tërat vitet e the të marra së bashku, në katër vitet që vijnë do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura”. “Nëse do ishim sot në 2030, këtu në Vlorë do ishte një vend që tërë Evropa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik i dorës së parë”, vijoi kryesocialisti. “Mbajini mend këto fjalë se nuk janë fjalë fushate, lidhen me çfarë ne kemi mbjellë për Vlorën 2030 dhe për Shqipërinë 2030. Mbani mend këto fjalë që në Vlorën e fundit të kësaj dekade, do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha, të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vend kur ai vend bëhet xhevahir i Vlorës së turizmit mesdhetar. Vlora do të shkëlqejë në atë kurorë. Në Vlorën 2030, do të ketë mundësi për çdo vlonjat e vlonjate, por për këdo që dëshiron të vijë dhe të punojë aty ku ka punë dhe mundësi”.

Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54
Top News- Shehaj e Kapri përplasen në bulevard me Hitën! Spraj djegës drejt deputetit
17/10 22:45
Top News- ‘Edi Rama kërkon viktima’/ Berisha: Preferon konfliktin civil, jep dorëheqjen!
17/10 22:45
Top Channel/ “Demokratët në protestë”, Berisha përsërit kërkesën për largimin e Ramës
17/10 15:13
Top News- “Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit”, Berisha: Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje
16/10 20:09
Top News – Elisa i shkruan Edit: Reflekto merr vendim dhe largohu! Mund ta bësh!
16/10 19:52
Top Channel/ “Gaz i skaduar dhe spraj ariu ndaj protestuesve”, Berisha thirrje për të shtunën
16/10 18:28
Top Channel/ Berisha: Rama të dorëhiqet/ Kreu i PD akuzon qeverinë
16/10 15:22
Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32
Top Channel/ Rama: Nuk jap dorëheqjen. Qeveria ndryshohet me zgjedhje, jo me dhunë
15/10 15:15
Top Channel/ Anulohet seanca/ Deputetët e Ps largohen nga parlamenti pas dhunës në Tiranë
15/10 12:02
Top News-Sulmi ndaj Kuvendit e ministrive/Reagojnë titullarët: Vandalizmi s’ka lidhje me studentët
14/10 23:06
Top News- Deputetet e PD sherr me policët, përplasjet tek komisariati numër 3
14/10 21:49