Top Channel/ Si vdiq Adolf Hitleri 80 vite më parë, fundi i një diktatori dhe fillimi i një misteri
30/04/2025 22:16

Ishte data 30 prill 1945, akrepat shënonin 15:15, kur Adolf Hitleri kreu vetëvrasje në bunkerin e tij në Berlin, së bashku me Eva Braun, partneren e tij prej shumë vitesh. Në ato momente, Berlini ishte i rrethuar nga Ushtria e Kuqe dhe armët sovjetike dëgjoheshin nga bunkeri. Hitleri kishte refuzuar të largohej nga kryeqyteti dhe kishte vendosur të vdiste atje, duke u përballur me fundin e tij. Vdekja e tij ishte e lidhur drejtpërdrejt me fundin e regjimit të tij, që njihet si Rajhu i Tretë. Në ditët e fundit të jetës, i izoluar në bunker me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Hitleri u përball me tradhtitë e bashkëpunëtorëve më të lartë, të cilët tentuan të merrnin pushtetin apo të bënin paqe me aleatët perëndimorë. Kjo e tronditi thellë dhe përshpejtoi vendimin e tij për vetëvrasje. Pas martesës së tij me Eva Braun në natën mes 28 dhe 29 prillit, Hitleri diktoi testamentin e tij, ku caktoi si pasardhës admiralin Karl Dönitz. Më 30 prill, pasi përshëndeti për herë të fundit bashkëpunëtorët e tij, ai u mbyll me Evën në dhomën e tij. Pak më vonë, u gjet i vdekur me një plagë plumbi në kokë, ndërsa Eva kishte pirë helm. Trupat e tyre u dogjën në oborrin e Kancelarisë, siç kishte urdhëruar vetë ai, për të shmangur poshtërimin publik nga armiqtë. Mbetjet u varrosën aty pranë. Megjithëse sovjetikët i gjetën mbetjet disa ditë më vonë dhe i identifikuan përmes analizave dentare dhe dëshmive të dentistëve të tij, Stalini zgjodhi të mos e publikonte këtë informacion. Përkundrazi, ai shtoi dyshimet duke thënë se Hitleri mund të ishte arratisur në Spanjë apo Argjentinë. Kjo deklaratë ushqeu për dekada teori konspirative dhe shtyu FBI-në, CIA-n dhe shërbimet britanike MI6 të hetonin dhjetëra raportime për shfaqje të supozuara të Hitlerit në Europë dhe Amerikën Latine. Në fakt, të gjitha dëshmitë e njerëzve që ishin në bunker – si shoferi, sekretarja, infermierët dhe oficerët – përputheshin: Hitleri kishte vdekur në Berlin. Britanikët, në vitin 1947, përgatitën një raport të detajuar, i cili përforcoi këtë version. E njëjta histori u konfirmua edhe nga një dosje sekrete e hartuar për Stalinin, e cila u publikua vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Për vite me radhë, mbetjet e Hitlerit dhe të figurave të tjera naziste, u mbajtën të fshehura nga kundërspiunazhi sovjetik. Fillimisht u varrosën në një pyll në Brandenburg, pastaj në një bazë ushtarake. Por në vitin 1970, kur baza iu dorëzua Gjermanisë Lindore, KGB-ja urdhëroi që mbetjet të digjeshin dhe të zhdukeshin përgjithmonë për të shmangur që ndonjëherë të bëheshin vend pelegrinazhi për neonazistët. U dogjën në fshehtësi të plotë dhe u hodhën në lumin Elba, ose sipas disa burimeve, në kanalizimet e qytetit. Gjithsesi, pjesë të dhëmbëve dhe kafkës së Hitlerit u ruajtën në selinë e KGB-së në Moskë. Në vitin 2017, një grup studiuesish francezë, nën mbikëqyrjen e autoriteteve ruse, krahasuan këto mbetje me radiografitë dentare të Hitlerit dhe vërtetuan pa dyshim se i përkisnin atij. Kjo konfirmoi zyrtarisht se Hitleri kishte vdekur në bunkerin e tij në Berlin. Studiuesit thanë se Stalini qëllimisht e mbajti misterin gjallë për të pasur përparësi mbi aleatët dhe për të mbajtur kontrollin mbi narrativën historike. Sot, mbetjet e vetme që ekzistojnë janë një pjesë e kafkës dhe disa dhëmbë – të ruajtura në mënyrë simbolike në një kuti disketash dhe një kuti purosh në arkivat e Moskës.

Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 23:39
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:32
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39