Top Channel/ Si u vra Gentian Bejtja edhe pse ruhej nga armiqtë, autorët ikën vetëm pasi…
15/03/2024 23:25

U deshën katër atentate për të vrarë Gentjan Bejtjan, një emër i njohur për policisë dhe botën e krimit. Pasditen e kësaj të premteje, teksa 43-vjeçari ndodhej në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, duke punuar në serë, persona të maskuar e kanë qëlluar me breshëri. Dyshohet se në këtë atentat kanë qenë 4 persona të maskuar, të cilët pasi kanë monitoruar lëvizjet e tij, kanë shkuar jashtë banesës dhe kanë lëshuar breshëri plumbash kallashnikovi. Ata janë larguar nga vendngjarja vetëm pasi janë siguruar që Bejtja kishte ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se autorët janë larguar me një mjet tip fuoristradë të bardhë, të cilën më pas e kanë djegur në fshatin Hasanaj. Në mjetin e shkrumbuar janë gjetur edhe 4 kallashnikovët e përdorur për të eliminuar Bejtjan, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë vetëm me të shoqen. Vrasja e tij mendohet se është bërë për hakmarrje, pasi në 8 vitet e fundit, ky është atentati i 4-të që kryhet ndaj Gentan Bejtjas. Ky i fundit, pas ‘sagës’ së atentateve, kryente lëvizje të kufizuara për t’u mbrojtur nga armiqtë. Gjatë viteve 2006 dhe 2022, atij i janë bërë atentate me eksploziv në makinë, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, në rrugën pranë banesës së tij, iu bë sërish atentat me armë makinës së tij, ku viktimë mbeti kunati i tij, Ramazan Sini. Në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të viktimës, të cilët mbetën të lënduar. Këtij atentati ai i shpëtoi pasi vetëm disa minuta para se autorët të qëllonin makinën e tij, kishte zbritur nga makina.

Top Channel/ “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksi Shtetëror”, projektet e studiove ndërkombëtare
29/01 11:31
Top News – ‘Shtëpia e re e fëmijës’ dhe inspektoriatet. Gara me kulla për projektet e reja në Tiranë
29/01 11:28
Top News – Dy ish prokurorë nën akuzë. Korrupsion me ndërtimet, SPAK i çon në gjykim
29/01 10:59
Top Channel/ Konkursi Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve”, projekti i studios portugeze
29/01 10:57
Top News – Brazilianet, prostitucion në Durrës. Nën hetim dy vajzat dhe dy shtetas shqiptarë
29/01 10:49
Top News – Të arsimuarit duan të ikin. Emigrimi, shqiptarët ndër kombësitë më masive në BE
29/01 09:54
Top Channel/ “Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin teksa trupat amerikanë vijojnë vendosjen në…
28/01 23:39
Top Channel/ Paralajmërimi i çuditshëm i Papa Leonit: Mos flisni me të dashurat tuaja të…
28/01 23:38
Top Channel/ Zjarr në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evakuohen 270 njerëz
28/01 23:38
Top Channel/ 13-vjeçarja rrëmbehet nga dallgët, trupi i pajetë i të miturës gjendet pas tre ditësh
28/01 23:33
Top Channel/ Trump ultimatum Iranit: Negociata ose përballen me sulm më të ashpër
28/01 23:26
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e Rashiçit, i jep të drejtë Listës Serbe
28/01 23:23
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Beqajn, ish-ministri mbetet në burg
28/01 23:23
Top News- Vlora në terr, ikin dritat, firma dëmton gjatë punës linjën e energjisë
28/01 22:24
Top Channel/ Lagja ‘Pavarësia’ në Vlorë mbetet pa energji elektrike, shkak…
28/01 22:21
Top News- “Partneriteti me SHBA themel strategjik”, Begaj me ambasadorët: Të forcohet NATO
28/01 21:31
Top Channel/ Skandali që tronditi politikën në Malin e Zi, dorëheqje në nivele të larta shtetërore
28/01 21:21
Top Channel/ Presidenti Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Tiranë
28/01 21:14
Top Channel/ 120 fëmijë në sfidën e mendjes, 15 shkolla në Tiranë përfshijnë shahun si lëndë mësimi
28/01 20:24
Top Channel/ Qumështi më i shtrenjtë në rajon, fermeri shqiptar fiton më pak
28/01 20:09
DIGITALB DIGITALB