Viti 2022 u prit me spektakël fishekzjarresh edhe në qytetin e Lushnjes. Duke qenë se u hoq orari policor që qytetarët të festonin me të afërmit e tyre, shumë njerëz dolën në shesh për të parë nga afër spektaklin e fishekzjarreve. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë hezituar të nxjerrin telefonat për ta filmuar ndërsa vihet re se të pranishëm në shesh janë edhe fëmijët.