Këtu ndodhemi në bursën shqiptare të Titujve. Qeveria kërkon te zhvillojë tregun e kapitaleve në mënyrë që kompanitë të kenë mundësi të mbledhin me shume fonde ne treg dhe të diversifikojnë portofolet e tyre, ndërsa investitorët kanë një mundësi te re për të rritur të ardhurat e tyre përveç metodave tradicionale si investimi në depozita dhe financimin e borxhit qeveritar. Pas vitesh pune gjithçka është bërë gati për listimin e një kompanie të parë private. Rregullatori financiar ka miratuar prospektin e kompanisë që kërkon 500 milionë lekë në tregjet e kapitalit.