Shifrat që erdhën në Shqipëri nga turizmi në gjashtëmujorin e parë sipas bankës së shqipërisë tejkaluan investimet e huaja dhe remitancat. Ndikim kishte edhe në të ardhurat buxhetore. Financat konfirmojnë se në pesë muajt e parë të vitit tvsh apo taksa e konsumit u rrit me 1.2%, tatimi mbi fitimin e bizneseve në 40.9% dhe akciza 8.5%. Edhe pse shifrat tregojnë për një kontribut pozitiv, ekspertët mendojnë se Shqipëria duhet të ndjekë një strategji të re për të vjelur më shumë të ardhura.