Pak para mesditës, Policia e Vlorës u ngrit në alarm pasi u sinjalizua për një konflikt masiv në Orikum pranë një Hoteli. Telefonata sinjalizuese bluve u erdhi nga vetë pronari I Regina Palm Vasil Bedinaj I cili pretendoi se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Top Channel ka siguruar pamjet kur 6 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar. Në pamje dallohet momenti kur mjetet ndalojnë një nga një para hotelit, ndërsa nga makinat dalin rreth 10 persona.