Top Channel/ Si Rusia po ndjek situatën në Siri, nevoja për mbrojtjen e bazave ushtarake
11/12/2024 23:38

Rusia njoftoi të mërkurën se po e ndjek me kujdes zhvillimet në Siri dhe se është në kontakt me “ata që po kontrollojnë aktualisht situatën”, siç u shpreh. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nënvizoi nevojën e Rusisë për të garantuar sigurinë e mjediseve diplomatike dhe bazave të saj ushtarake në Siri, ku ishin dislokuar prej vitesh trupat ruse, në mbështetje të ushtrisë së Sirisë, në luftën civile, raporton VOA. Deklaratat e zëdhënësit Peskov u bënë disa ditë pasi rebelët sirianë hynë në Damask dhe çuan në rrëzimin nga pushteti të Presidentit Bashar -al Assad. Assadi u largua në Rusi, ku sipas autoriteteve atje, iu dha azil. Rënia e Asadit i dha gjithashtu një goditje interesave të Iranit në rajon, duke mbyllur një territor ku mund të vepronin milicitë iraniane si dhe ndërprerë një rrugë tokësore për dërgimin e armëve drejt grupit militant Hezbollah në Liban, që mbështetet prej Teheranit. Të mërkurën, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei hodhi poshtë idenë e dobësimit të rrjetit iranian në rajon, i cili përfshin mbështetjen për militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, milicitë në Irak dhe militantët Houthi në Jemen. Po ashtu, ai tha se ajo që ndodhi në Siri ishte rezultat i një plani mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe se gjithashtu një “shtet fqinj” i Sirisë kishte luajtur rol në rrëzimin e Assadit. Ai nuk e përmendi emrin e vendit fqinj, por Turqia, vend kufitar me Sirinë, ka qenë mbështetëse kryesore e grupeve që kundërshtonin Assadin. Një ditë pasi njoftoi se ishte zgjedhur për të drejtuar një qeveri të përkohshme, Mohammed al-Bashir u bëri thirrje sirianëve që janë larguar nga vendi, që të kthehen në atdhe. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 5 milionë refugjatë sirianë jetojnë në vendet fqinje.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00