Top Channel/ Si nisi saga e vrasjeve Nikulaj-Lekstakaj! Nga debati për 10 mijë lekë, në 8 viktima
28/08/2024 23:06

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën 28 vite më parë. Në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në këtë karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant. Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve edhe vëllanë e Ardian Nikulaj. Dy viktimat ishin Pëllumb Nikulaj, dhe Fran Qulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, i cili ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Lekstakajt pritën plot dy dekada për të menduar vrasjen e radhës, atë të Ardian Nikulajt. Në një atentat të mirëmenduar ai u vra më 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin. Disa ditë më parë Britania e Madhe vendosi ekstradimin e Edmond Haxhisë, Thomas Mithën, Herri Simpson the Harriet Bridgeman. Nuk u mor vendim ekstradimi për Steven Hant, pasi është diagnostikuar me kancer. Haxhia akuzohet nga prokuroria e Lezhës se ishte truri i organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt. Edmond Haxhia është kushëri me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në hasmëri me Nikulajt. Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn. Ndërkohë në 19 korrik të vitit 2023 u ekzekutua me armë zjarri në Balldre të Lezhës Nikolin Lekstakaj. Pista kryesore e vrasjes së 42-vjeçarit është hasmëria mes dy fiseve. Viktima nuk i druhej ndonjë atentati të mundshëm pasi lëvizte lirshëm. Ai i kishte shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë dhe ende mbetet ngjarje e pa zbuluar. Entjan Nikulaj është viktima e fundit brenda pak muajve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Vrasja ndodhi në dhjetor të 2023 përballë Ujësjellësit të Lezhës, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga 40-vjeçari Nikulaj. 40-vjeçari ishte kushëri me biznesmenin Ardian Nikulaj. Ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 25 gëzhoja automatiku, dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë tre persona. Makina e përdorur në atentat mbante targa të vjedhura në Tiranë. Mjeti u gjet duke i djegur në afërsi të Rinasit, pak orë pas ekzekutimit. Brenda “BMW-së” ngjyrë gri ndodhej edhe arma tip automatik, që mund të jetë përdorur në vrasjen e Nikulajt.

Top Channel/ Sot Fitër Bajrami! Kreu i KMSH: Agjërimi forcoi solidaritetin dhe bashkimin
20/03 00:05
Pse rritet çmimi në Shqipëri më shumë se në Kosovë?! Ministria përplaset me Dudushin
19/03 23:35
“Taksa e qarkullimit mbush arkën e shtetit! Ministria të ketë respekt për veten”, Teliti ngre tonet
19/03 23:35
Top Channel/ Greqia: Nuk u përfshimë në luftë, opozita: raketat tona na futën në konflikt
19/03 23:23
Top Channel/ Qeveria miraton pagesat e transportit për ata që shërbejnë jashtë vendbanimit
19/03 23:23
Top Channel/ Netanjahu: Trump nuk merr urdhra, Izraeli s’e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin sot
19/03 23:22
Top Channel/ “Je shumë e bukur…”, Rogerti ‘flirton’ me Brikenën: A ka mundësi që…
19/03 23:04
Top Channel/ Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, reagon për herë të parë Gjesti: Jam penduar, por…
19/03 22:07
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme,Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran, po të kisha plan nuk…
19/03 21:53
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, administrata e SHBA shqyrton vendosjen e trupave tokësore në…
19/03 21:19
Top Channel/ Ja se si e festojnë besimtarët myslimanë përfundimin e Ramazanit në Korçë
19/03 21:12
Top News- Drejtori i burgut me ‘shtëpi bari’/ Dorëzohet në policinë e Elbasanit, mohon përfshirjen
19/03 20:33
Top Channel/ “Ka kimi mes nesh, por jam i martuar”, Brikena i kthehet ashpër Rogertit
19/03 20:25
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top News – Kërkesa e deputetëve të ‘Mundësisë’. Interpelancë me zv.kryeministren për Rrjollin
19/03 20:11
Top Channel/ Banda e “Bajrajve” në gjyq për krimin e bujshëm në Shkodër
19/03 20:01
Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03 19:57
Top Channel/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa mohon akuzat
19/03 19:52
DIGITALB DIGITALB