Në këtë vit shkollor të sapo mbyllur kishim rreth 28 mijë regjistrime më pak në arsim se vitin e shkuar. Pothuajse në të njëjtën shifër është edhe krahasimi me vitin shkollor 2019 me atë të 2020. E kjo situatë sjell si rrjedhojë dhjetëra shkolla të mbyllura. Në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve, Sindikata e pavarur e arsimit të Shqipërisë në një letër publike drejtuar ministres së arsimit, Evis Kushit thekson rrezikun e mësuesve për të humbur punën.