New Yorku përjetoi njërin prej tërmeteve më të fuqishme në 40 vjetët e fundit. Qytetarët e tij janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo me lëkundjet e tokës, edhe pse kjo e fundit nuk kishte magnitudë më të madhe se 4.8. Mjaftueshëm sa për të luhatur fort edhe simbolin ikonik të qytetit, Statujën e Lirisë, dridhjet e të cilës u regjistrua në kamera.