Top Channel/ Si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton? Princi William tregon gjithçka
02/05/2024 20:07

Së fundmi është bërë e ditur se Kate Middleton ka vendosur që të paraqitet në disa evente mbretërore nëse e lejon shëndeti i saj teksa po i nënshtrohet kimioterapisë. Middleton ndau një video së fundmi për të njoftuar diagnozën e saj të kancerit. Princesha zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe kërkoi privatësi që të mund të fokusohet në shërimin e saj. Sipas një raporti të fundit nga GB News, korrespondenti mbretëror Cameron Walker pohoi se Kate mund të marrë pjesë në ngjarje të caktuara nëse ajo dëshiron. Pasi Princesha e Uellsit tregoi se ishte diagnostikuar me kancer, William i bëri të ditur publikut se ajo po shkon mirë ndërsa lufton privatisht me sëmundjen. Gjatë paraqitjes së Princit të Uellsit në hapjen madhështore të James Place Newcastle më 30 prill, një person e pyeti për shëndetin e Kate dhe tre fëmijëve të tyre: Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Ai u përgjigj duke thënë: Të gjithë janë mirë, faleminderit! Të gjithë jemi mirë. Teksa bëri të ditur diagnozën e saj në muajin mars, Kate theksoi mbështetjen që ka marrë nga William pas ndërhyrjes kirurgjikale së saj në janar dhe zbulimit të mëvonshëm të kancerit. Kanë qenë dy muaj tepër të vështirë për të gjithë familjen tonë. Të kem William pranë meje është një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie. 42-vjeçarja shpjegoi gjithashtu se operacioni i saj i planifikuar në fillim të vitit mendohej të ishte jo kanceroz. Megjithatë, testet pas procedurës zbuluan se kanceri ishte i pranishëm, dhe ajo tani po fillon një kurs të trajtimit parandalues. Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë të mjaftueshme. Më është dashur kohë që të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim. Por, më e rëndësishmja, na është dashur kohë për t’u shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta, dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46