Kryeministri Edi Rama theksoi sot se pa vullnetin e Partisë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politik. Në lidhje me socialistët e hetuar apo arrestuar, ai tha se “si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces ka individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS”.