Top Channel/ “Shyqyr po hapen kutitë, të mos akuzojmë njëri-tjetrin”, Murrizi: Do bëhem deputet
05/06/2025 19:52

Simpatizanti demokrat, Ilir Vrenozi ka zhvilluar një takim me kandidatin për deputet, Myslim Murrizin. Bisedën ndërsa pinin një kafe në Tiranë, Vrenozi e publikoi në rrjetin social TikTok. Murrizi u shpreh se pas vendimit për hapjen e kutive në qarkun Tiranë mendon se do të jetë deputet në Kuvend. “Shyqyr po hapen këto kutitë të biem rehat njëherë e mirë që të mos akuzojmë njëri-tjetrin. Unë jo, e kanë bërë këta të tjerët (ankimimin), shyqyr KAS vendosi të hapë Tiranën që të biem rehat, të paktën të mos akuzojmë njëri-tjetrin për vota”, u shpreh Murrizi. Vrenozi: Kthehem nga Shkodra telefonon një mik special që kam, po kthehemi jam afër Tiranës, jo më tha do vish të pish kafe. Një kapedan, e dini ju kujt i them kapedan babaxhan. Murrizi: Si shkoi Shkodra? Vrenozi: Mirë, njerëzit më flisnin, më duan, unë jam i thjeshtë, por edhe Shkodra është demokrate Murrizi: Je popullor dhe si demokrat ke vajt tek zemra demokratëve Vrenozi: Hera parë, 24 vite hera e parë, s’kisha vajtur Murrizi: Deri ’90-ën duhej të merrje leje në degë të brendshme. Vrenozi: Ç’thonë këta tani? Murrizi: Shyqyr po hapen këto kutitë të biem rehat njëherë e mirë që të mos akuzojmë njëri-tjetrin. Unë jo, e kanë bërë këta të tjerët (ankimimin), shyqyr KAS vendosi të hapë Tiranën që të biem rehat, të paktën të mos akuzojmë njëri-tjetrin për vota, edhe nga gjys vote bëhen gati 600 vota kështu që ta shikojmë. Vrenozi: Më tha një avokat, Alimehmetit një kuti, me kamera, 27 ishte kutia, në procesverbal 0. Murrizi: Edhe unë i pavarur kam qenë, s’kam pas as vëzhgues, as komisioner, ata që i kanë caktuar t’i shikojmë, besoj do të rehatohen të gjithë nga rezultati që do të dalë pas rinumërimit. Vrenozi: Unë kam dëshirë të madhe të jesh deputet, nga të buron ajo shpresë që ta kem edhe unë. Murrizi: Unë nga natyra nuk bie në pesimizëm kurrë, është pjesë e optimizmit tim, gjithsesi duke parë realitetin ku jetojmë brenda listës së mbyllur shoh disa individë që kanë procese penale, kemi edhe shejtanë brenda që rrinë sa andej këtej, duke qenë që jam i treti pas Joridës dhe Alimehmetit, kam thënë që do të jem në Kuvend, s’e di pse tremben nga deklaratat e mia, edhe nëse do të jem do të jem përfaqësues i atyre 7289 demokratëve, jo tek PS-ja. Vrenozi: Do të jetë një nga gëzimet e mia. Të falënderoj për këtë kafe. Murrizi: Të uroj Bajram të gëzuar. Vrenozi: E meriton edhe një të ardhme ta kemi komandant.

Top News- Dosja Veliaj në raportin e KiE-së: Paraburgimi cenon të drejtat e tij dhe të votuesve
12/10 22:41
Top News- Faza e dytë e reformës territoriale, PS kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm
12/10 21:12
Top Channel / PS kërkesë Kuvendit: Komision i Posaçëm për hartën
12/10 19:49
Top News-‘PS përdor parlamentin si mburojë’/Përjashtimi i demokratëve, Tabaku: Standarde të dyfishta
12/10 17:08
Top Channel/ PD refuzon votimin elektronik. Berisha ngre akuza për manipulim
12/10 15:25
Top Channel/ Përjashtimi me 60 ditë i Bardhin dhe Balliun, Berisha: Rama armik i parlamentarizmit
12/10 12:47
Top Channel/Prezantohet ’Pasqyra e çmimeve’,Rama: 200 produkte në këtë nisme, jeta jonë e mbushur…
12/10 12:45
Top Channel/ U përjashtua nga Kuvendi për 60 ditë, Balliu: Urdhër i Ramës, shishja e parë u hodh…
12/10 12:12
Top Channel/ Shqipëria dhe Izraeli më afër, Hoxha dhe Sa’ar firmosin marrëveshjen mes dy qeverive
12/10 12:08
Top Channel/ Etika pranon kërkesën e PS, Bardhi e Balliu dënohen 60 ditë nga Kuvendi
12/10 12:06
Top Channel/ Koreshi batuta te Etika: Klevis herë tjetër zieji vezët që të ngjisin më mirë…
12/10 11:59
Top Channel/ ‘Nuk kemi gjuajtur me plumba’, Balliu te Etika: Veza nuk është dhunë, nëse…
12/10 11:44
Top Channel/ Etika përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu
12/10 11:32
Top Channel/ Debate te Etika/ Balliu: Veza nuk është lëndë piroteknike, Manja: Hodhët shishe dhe…
12/10 11:28
Top Channel/ Ministri izraelit mbërrin te Kryesia e Kuvendit, takim me Niko Peleshin
12/10 11:27
Top News – ‘Robotët e këllirës më të madhe që ka politika’. Braçë reagon sërish
10/10 20:38
Top News-Wendt ende asnjë takim me Berishën. Kreu i PD kaloi oqeanin por anashkalohet nga ambasadori
10/10 17:45
Top News – ‘Shqipëria, nevojë urgjente për ripërtëritje’, Berisha: Angazhohemi të bëjmë çdo gjë
10/10 16:42
Top News – ‘Janë hajna dhe asgjë tjetër’/Berisha: Deputetët socialistë tradhtuan votuesit e tyre
10/10 16:41
Top News – Berisha: Jemi të vendosur për një ripërtëritje sa më të fuqishme të PD
10/10 16:41