Maqedonia Veriore u gdhi e shokuar nga lajmi se 45 shtetas kanë humbur jetën kur autobusi me të cilin udhëtonin u përplas, e paskësaj u përfshi nga flakët në Bullgarinë perëndimore. Tragjedia ndodhi rreth orës dy të mëngjesit. Atë e bën edhe më të rëndë fakti që mes viktimave ka edhe fëmijë. 53 vetë kanë qenë gjithsej në autobus; vetëm 7 shtatë prej tyre kanë arritur të dalin gjallë prej andej dhe tani po marrin trajtim mjekësor në spital.